24/11 11:49
Familjet dhe të afërmit e pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të përgjakshëm të grupit islamik ndaj Izraelit, u mblodhën jashtë rezidencës së presidentit izraelit në Jeruzalem.
Ata kërkuan lirimin e të afërmeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Tubime për lirimin e pengjeve pati dhe në kryeqytetin e Tel Aviv-it. Ndërkohë në Bruksel mijëra njerëz dolën në mbështetje të popullit palestinez.
Tubuesit marshuan drejt institucioneve europiane dhe kërkuan që të nisin negociatat për armëpushim të menjëhershëm pasi pasojat e konfliktit po i vuajnë më së shumti civilët.
Top Channel