Të gjithë e njohim si “Doktori i Portokallisë”, por si i lindi frymëzimi Erdit Asllanajt për të krijuar personazhin që u kthye në fenomen anëembanë Shqipërisë?
I ftuar në “S’e Luan Topi”, Erditi rrëfeu se doktori nuk bazohet në një personazh real, por është një trillim me shumë element brenda që i përshtaten përditshmërisë së shqiptarëve. Doktori u konceptua fillimisht si ‘Drejtori’, ai personi dembel që donte të paguhej duke ndenjur, dhe më pas u zhvillua në atë që është sot.
Erjona Rusi: Përgjithësisht, aktorët kur zgjedhin një rol të caktuar, kanë një lloj frymëzimi. Mund të jetë një personazh që kanë njohur në jetë dhe i ka ngacmuar me diçka, ose shkojnë dhe e gjëmojnë një personazh të caktuar që pastajk t’i frymëzojë. Si e ka histroinë ky doktori yt?
Erdit Asllanaj: Janë shumë element në këtë personazh që gati u bë fenomen. Nuk ka qenë një doktor i caktuar, por kanë qenë shumë element të mbledhur, të menduar dhe imagjinuar, për të krijuar vërtetë një personazh që është fenomen në Shqipëri. Sepse unë e kam nisur si drejtor në fillim, pra ai njeriu që nuk do të punojë por do të drejtojë dhe më pas u zhvillua personazhi duke arritur në doktor.
Erjona Rusi: Shiko, po më bezdis ky Erditi mua. Unë dua doktorin ore, shko atje mbrapa dhe eja sërish si doktori.
Erdit Asllanaj: Diferenca është shumë e vogël, por po e provojmë.
Top Channel