Kryeministri palestinez: Nuk do ta dënojmë sulmin vdekjeprurës të Hamasit të 7 tetorit

21/10/2023 17:34

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh tha për CNN se ai nuk do ta dënojë sulmin e Hamasit, i cili vrau më shumë se 1000 persona të pafajshëm më 7 tetor, duke thënë se “mbështetja e Izraelit është një leje për vrasje”.

“Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të mos shkojnë në atë drejtim”, shtoi ai.

Në një intervistë, Shytayyeh i tha Becky Anderson të CNN pse nuk ishte i gatshëm të dënonte sulmet.

“Historia palestineze nuk fillon më 7 tetor”, tha Shtayyeh. “Katastrofa palestineze ka qenë atje për 75 vjet, dhe ne kemi qarë me zë të lartë dhe kemi bërtitur me zë të lartë dhe qartë se kemi nevojë për një zgjidhje.”

Ai theksoi se “dënimi duhet të jetë për vrasjen e çdo civili, çdo qenieje njerëzore që nuk meriton të vdesë. Ne duhet ta dënojmë këtë.”

Shtayyeh pohoi se ndjenja e popullit izraelit është një ndjenjë hakmarrjeje.

“Izraeli nuk është nën kërcënim ekzistencial dhe unë mendoj se Shtëpia e Bardhë duhet t’u bëjë thirrje palëve që të ulen dhe të punojnë së bashku për një zgjidhje paqësore”, tha ai.

Mbështetja ndërkombëtare duhet të jetë për paqen, jo agresionin, tha ai.

Kryeministri bëri thirrje për një përpjekje kolektive ndërkombëtare të udhëhequr nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

“Ajo që ju nevojitet është një përpjekje kolektive ndërkombëtare në anën e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për të marrë drejtimin në përfundimin e konfliktit dhe gjetjen e një zgjidhjeje”, tha ai.

Intervista e plotë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA