Gruaja që vdiq për një orë, tregon çfarë i ndodhi ‘në mbretërinë e përtejme’ (fotot)

21/10/2023 18:04

Të gjithë e kanë vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë ndodh me ne pasi vdesim, edhe pse shumica janë të lumtur të mos e zbulojnë këtë për sa më gjatë që është e mundur.

Por megjithëse shumica nuk e dinë se kur do të takojnë Krijuesin e tyre, një grua në SHBA thotë se ka kaluar një eksperiencë të vërtetë vdekjeje, ku ajo “kaloi në mbretërinë e përtejshme” para se të rikthehej në jetë.

Më shumë se një dekadë më parë Cherie Aimée ishte zyrtarisht e vdekur për rreth 90 minuta, para se mrekullisht të rikthehej sërish në jetë.

Për fat të keq Aimée është diagnostikuar me kancerin limfoma Hodgkin, në vitin 2008. Ajo nisi raundet e dhimbshme të kemioterapisë për të cilat tha se patën një impakt ekstrem në trupin e saj.

Pas trajtimit kanceri i Aimée dukej se ishte tërhequr dhe doktorët shpallën një periudhë pauze në trajtim. Por gruaja e dobësuar nga trajtimet e rënda, pësoi një atak kardiak në prill 2010.

“Doktorët ndërhynë shpejt dhe nisën të kryejnë procedurat për rinisjen e frymëmarrjes”, tregonte ajo më pas në një intervistë  në programin Megyn Kelly Today. “Ata provuan për pesë, dhjetë minuta dhe ishin gati të deklaronin vdekjen time”.

Por një doktor urdhëroi vazhdimin e trajtimit të pompave në gjoks dhe frymëmarrjes artificiale.

Pacientja u vendos në një makineri frymëmarrjeje dhe më pas në sallën e operacionit në zemër.

Duke kujtuar momentet dramatike Aimée thotë se ajo ‘e dinte’ se kishte vdekur në ndërgjegjien e saj.

“E dija se isha diku tjetër. E dija se kisha vdekur në ate moment, isha e shtrirë dhe kisha kaluar në një tjetër mbretëri, pasi mbaj mend trupin tim që lëvizte në një hapësirë të bardhë, dhe ndjehesha e lehtë si një pupël. Ndjehesha krejtësisht e lirë”.

Kur prezantuesja Kelly e pyeste për më shumë detaje të “kalimit në anën tjetër”, Aimée shpjegonte se ky tranzicion ishte disi ‘momental’.

“Kujtoj se në një moment isha në këtë botë, dhe në tjetrin isha e vdekur. E kuptova menjëherë këtë pasi isha në këtë hapësirë të bardhë, pa formë, e lehtë si një pupël. Ndjehesha e lirë. Nuk kisha më asnjë nga barrat e jetës së përditshme”.

Kelly pyeste nëse Aimée u kap nga paniku kur mësoi se kishte vdekur, por Aimée tha se ndjesia ishte krejt tjetër, duke menduar ‘Kjo është diçka e mrekullueshme’.

Aimée shtonte se nuk ndjehej “sikur kishte dalë nga trupi i saj” siç tregojnë të tjera dëshmi që thonë se e shikojnë ngjarjen nga lart me trupin e tyre të shtrirë në dhomë.

Ajo përsëriste se ndjehej se ishte “në një mbretëri tjetër”.

Ajo kishte ndjerë një rishikim të jetës dhe aktualitetit para syve të mendjes ose ‘eksperienca që kishte kaluar shpirti im’.

“Unë nuk isha më në spital. Isha në një mbretëri tjetër. Ndjehesha e lidhur me familjen time andej, dhe ndjehesha e lidhur me parajsën”.

“Ndjehesha sikur po kaloja me elegancë mes kësaj dere, për të bërë tranzicionin e mrekullueshëm per në mbretërinë tjetër”.

Aimée shton se kjo eksperiencë e ka bërë të mos ketë frikë nga vdekja dhe të jetojë jetën e saj në maksimum, pasi arriti tashme të përfitojë një transplant zemre.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA