Ankesat absurde të klientëve të agjencisë, zbulojnë nivelin spektakolar të ‘kërkesave’ të pushuesve (fotot)

20/10/2023 17:52

Në listën e mëposhtme megjithëse për disa mund të duket si një ‘koleksion barcoletash’, janë vendosur disa ankesa të vërteta të lëna nga klientë të agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook Vacations”, për të “papriturat” që ata kishin hasur gjatë pushimeve të tyre jashtë vendit.

Megjithse agjencia thotë se përpiqet të krijojë kushtet sa më optimale për udhëtimet, shumë vërejtje absurde kanë arritur në agjenci, duke bërë që zyrtarët të mos dinë si t’i menaxhojnë.

Mes tyre përfshihen ankesa nga gratë për femra të bukura në plazh që tërheqin vëmendjen e burrave të tyre apo taksixhinj spanjolle që nuk flasin anglisht.

Të tjera gra pretendonin që dikush t’u sillte rrobabanje e peshqirë në plazh, apo se rëra ishte e tepërt dhe jo në ngjyrën e duhur.

Ja lista e publikuar e ankesave më impresionuese:

1.”Ato gra nuk duhet të lejohen të dalin pa rrobabanje te sipërme në plazh, kjo i tërhiqte vëmendjen burrit tim që donte të relaksohej.

2.”Gjatë pushimeve të mia në Goa në Indi, ishte e tmerrshme që të gjitha restorantet kishin vetëm ushqim e gjellë indiane, unë nuk i ha ushqimet djegëse.”

3.”Ne shkuam me pushime në Spanjë dhe kishim problem se të gjithë taksixhinjtë ishin spanjollë.”

4.”Rezervuam një ekskursion në një park pishinash por na thanë se duhet të kishim rrobabanjot tona me vete. Ne besonim se ishin të përfshira në çmim.”

5.”Plazhi kishte shumë rërë. Duhej të pastronim gjithçka kur u kthyem në dhomë.”

6.”Rëra e plazhit nuk ishte si në broshurën e udhëtimit. Në broshurë rëra tregohej e bardhë kurse atje ishte si disi e verdhë”.

7.”Dyqanxhinjtë ishin dembelë në Puerto Vallartato pasi mbyllnin për gjumin e pasdites. Unë kisha nevojë të blija gjëra gjatë ‘siesta-s’ së tyre dhe kjo gjë duhet të ndalojë”.

8.”Askush nuk na tha se do të kishte peshq në ujë. Fëmijët tanë u frikësuan.”

9.”Në broshurë thuhej se kuzhina do të kishte të gjitha pajisjet, por në sirtarë nuk kishte prerëse të vezës së zier”.

10.”Broshura duhet të shpjegonte se dyqanet atje nuk shisnin biskota me krem apo fruta të thata me xhenxhefil”.

11.”Rrugët nuk ishin të mira dhe me gunga, aq sa nuk lexonim dot librin e guidës teksa shkonim në rezort. Për këtë arsye nuk mësuam dot shumë gjëra që do t’i kishin bërë pushimet tona më të bukura”.

12.”U deshën nëntë orë për fluturimin tone nga Xhamaika në Angli, kurse atyre nga SHBA iu deshën vetëm tre orë. Kjo është e padrejtë”.

13.”Masa e dhomës tonë teke ishte shumë më e vogël nga ajo e miqve tanë, që morën suitë me tre dhoma gjumi.”

14.”Në broshurë thuhej se: ‘Në rezort nuk ka flokëtore. Por ne ishim grup trajnimi parukerie prandaj ata na linin të prisnim më shumë për shërbimet.”

15.”Kur ishin në Spanjë, aty kishte shumë spanjollë. Receptionistja fliste spanjisht, ushqimi ishte spanjoll, askush nuk na tha se do të kishte kaq shumë të huaj.”

16.”Ne duhet të prisnim për të marrë barkën e shëtitjes dhe nuk kishte ajër të kondicionuar”.

17.”Është detyra juaj si operator turistik të na këshilloni për turistët e zhurmshëm apo rrëmujaxhi, para se të udhëtojmë.”

18.”Mua më pickoi mushkonja. Broshura e reklamës nuk përmendte mushkonja.”

19.”Unë me të fejuarin kërkuam krevate teke të ndara por na vendosën në një dhomë me krevat dopjo. Do t’ju kërkoj dëmshpërblim për faktin që mbeta shtatzënë. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishim marrë dhomën që dëshironim.

FOTO GALERI
3/5
"Rrugët nuk ishin të mira dhe me gunga, aq sa nuk lexonim dot librin e guidës teksa shkonim në rezort.," ankohej nje tjeter

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA