Tetori rozë, i konceptuar si një fushatë për të rritur ndjeshmërinë e grave dhe vajzave për kryerjen e kontrolleve periodike të gjirit, synon edhe rritjen e sensibilitetit mbi mundësitë e parandalimit në avancimin e kësaj sëmundjeje.
Nismave të këtij muaj ju bashkuan gratë dhe vajzat që shërbejnë pranë IEVP Lezhë duke ju bërë thirrje të gjitha grave dhe vajza për kryerjen e kontrollove.
“Duke qenë se jemi institucion i sigurisë së veçantë, jemi mbledhur sot në kuadër të tetorit roze. Bëj thirrje që jo vetëm në muajin tetor të kryhen kontrolle, për një gjendje ndryshe që ndjejmë në trupin tonë, por duhet gjatë gjithë periudhave kohore duhet të paraqitemi”.
“Jap këtë mesazh si një nënë e re për identifikim e hershem të kësaj sëmundjeje, ju bëj thirrje duajeni jetën dhe ta vlerësojmë sa më shumë veten”.
Veç mesazheve për sensibilizim ky institucion është bërë bashkë duke i ardhur në ndihme një gruaje e cila tashmë për kurohet nga kjo sëmundje, por gjithashtu duke ju dhënë mundësinë e kryerjes së mamografisë të gjitha grave që punojnë pranë IEVP Lezhë.
“Unë jam punonjëse sociale në një institucion që ka të dënuar meshkuj por drejtohet nga një grua, dhe jam shumë e kënaqur për nismën që kemi marrë dhe ndihmën për zonjën që ajo ta kalojë sa më lehtë. Një tjetër nismë që ka marrë në këtë muaj po u krijohet një mundësi të gjitha punonjëseve femra të bëjnë mamografi”.
“Në kuadër të muajt tetor ne kemi zgjedhur të japin një mesazh sensibilizues të kontrollohen të ekzaminohen në kohë, sepse zbulimi i hershem i kësaj sëmundje shpëton jetë. Është një donacion i vogël, kontribut i të gjithë stafit. Mesazhi i fort që duam të japim është kontroll i vazhdueshëm, ta duam jetën ta përqafojmë atë”, u shpreh drejtoresha Nertila Koka.
Në Lezhe janë 25 raste të reja me kancer gjiri të diagnostikuar përgjatë këtij viti, por numri mund të jetë më i lartë pasi ende nuk kanë dalë përgjigjet e ekzaminimeve të shumta të kryera në dy javët e para të muajit tetor. Të dhënat janë bërë publike nga Shërbimi Onkologjik në Spitalin Rajonal të Lezhë, ku sipas mjekëve, mosha e femrave të prekura nga kjo sëmundje është mbi 40-vjeç.
Top Channel