Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Valérie Boyer, senatore franceze nga partia republikane, bëri thirrje këtë të mërkurë për masa të ashpra ndaj Karim Benzemasë, disa orë pasi ministri i Brendshëm i vendit, Gerald Darmanin, denoncoi publikisht lidhjen e sulmuesit të Al Ittihadit me Vëllazërinë Myslimane, një grup terrorist nga i cili Hamasi e ka origjinën.
“Nëse, siç pretendon Ministri i Brendshëm, Karim Benzema është “i lidhur me Vëllazërinë Myslimane”, kërkoj sanksione, përkatësisht heqjen e shtetësisë. Është urgjente të veprohet kundër atyre që kërcënojnë vazhdimisht vendin tonë”, lexohet në postimin e Valérie Boyer në X (Twitter).
Në shënimin e publikuar, senatorja thekson gjithashtu se Karim Benzemasë duhet t’i hiqet Topi i Artë që fitoi vitin e kaluar.

Top Channel