Ngrihen vendet arabe: Sulmi në spital masakër! Erdogan: Të ndalojmë brutalitetin

18/10/2023 11:35

Shpërthimi në spitalin Al-Ahli e “shton tmerrin e tragjedisë që po ndodh para syve tanë prej ditësh tashmë.

“Përsëri, ata që po e paguajnë më shtrenjtë janë civilët e pafajshëm. Duhet gjetur qartazi se kush është përgjegjës për këtë krim dhe të përballet me drejtësinë”, deklaroi shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Joseph Borrell.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e dënoi ashpër shpërthimin në spitalin në jug të Rripit të Gazës, dhe kërkoi mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesit shëndetësor në enklavën palestineze. Emiratet e Bashkuara dhe Rusia kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa Mbreti Abdullah i Jordanisë e cilësoi ngjarjen një “masakër” dhe “krim luftë” para të cilit nuk mund të heshtet.

Për presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ky ishte “shembulli më i freskët se sulmeve të Izraelit u mungojnë vlerat më themelore njerëzore. “E ftoj gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për ta ndaluar këtë brutalitet të paparë në Gaza”, shkroi ai në X. Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi shteti hebre urdhëroi të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës.

Si Hamasi, ashtu edhe Izraeli janë duke kryer krime lufte në konfliktin aktual, deklaroi Kenneth Roth, ish-drejtor ekzekutiv i organizatës Human Rights Watch. Sipas tij, të dyja palët po luftojnë pa respektuar siç duhet parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Por ndërsa thotë se Izraeli ka të drejtë t’iu përgjigjet “mizorive të tmerrshme” të Hamasit, kjo shton ai,  “nuk ia jep lirinë të bëjë çfarë të dojë”.

Top Channel