Macron për sulmin në Belgjikë: Shtetet europiane mund të preken! Terroristët janë rikthyer, nuk mund t’i shkatërrojmë plotësisht

17/10/2023 12:02

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana në një konferencë për shtyp me Edi Ramën, foli për sulmin terrorist që iu bë Belgjikës ditën e djeshme.

Një burrë hapi zjarr në qendër të Brukselit, duke vrarë dy persona dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia e qëlloi për vdekje 45-vjeçarin ditën e sotme.

“Për fat të keq e pamë edhe në mbrëmë në Bruksel, të gjitha shtetet europiane mund të preken. Është rikthimi i terroristëve. Ka individë që mund të vendosin të bëjnë më të keqen. Për fat të keq jemi të gjithë të prekur. Kemi marrë masa supervizimi, në fushën e sigurisë.

Me Belgjikën që është forcuar që nga viti 2015, ka një kontroll kufitar që nuk ka reshtur kurrë dhe na e siguron zona e Shengen.

Ne kemi ndërtuar një aparat juridik teknik që na e ka bërë të mundur që prej 2017-ës të na bëjë të dalim nga gjendja e jashtëzakonshme. Kemi ndërtuar një model që të ketë sa më shumë siguri, kemi investuar në mënyrë masive, masa supervizive, kontrolle për persona që mund të konsiderohen të rrezikshëm. Masa edhe në dënime, koordinime në nivel ndërkombëtar dhe bashkëpunime të shumta. Gjithashtu kemi nën kontroll edhe persona që konsiderohen të rrezikshëm.

Vështirësia kryesore që kemi është bashkëpunimi i vendeve për të dënuar këto shtete. Lista që u bë publike nga ministri i Brendshëm dhe janë për bashkëpunimin e kthimit të këtyre personave në vendin e tyre. Ne përforcojmë tensionin dhe kontrollin. Kemi investuar dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë, thjesht kemi nevojë për një bashkëpunim më të mirë të vendeve të origjinës të këtyre individëve të rrezikshëm.

Rreziku terrorist nuk mund të shkatërrohet plotësisht. Sot kemi një rrezik më të madh. Duhet t’i bëjmë presion sistemit.

Kërkohet vigjilencë në të gjitha sektorët e aktivitetit, sektorë që kanë të bëjnë me publikun duhet të jenë vigjilentë. Por edhe shtetasit duhet të jenë vigjilentë. Kështu mund të jemi bashkë dhe ta luftojmë”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA