Burri e drogonte gruan prej 20 vitesh dhe ftonte të panjohur ta përdhunonin, nëntë persona në gjyq Hamas, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, përdor një rrjet global financimi për ta kanalizuar mbështetjen nga organizatat e bamirësisë dhe vendet mike, duke i kaluar paratë përmes tuneleve të Gazës, apo duke përdorur kriptovalutat për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare.
Ekspertët thonë megjithatë se pas këtij sulmi, më i madhi i ndërmarrë prej tij ndaj Izraelit, grupi militant palestinez do ta ketë shumë më të vështira sigurimin e fondeve. Policia izraelite ngriu në fillim të javës një llogari bankare në bankën Barclays, e cila, sipas autoriteteve, lidhej me grumbullimin e të hollave për Hamasin, si dhe i bllokoi llogaritë e kriptovalutave të përdorura për të mbledhur donacione, pa treguar saktësisht sa llogari e as vlerën e tyre.
Ky vendim ofroi një pasqyrë të vogël të një rrjeti të koklavitur financiar, pak ligjor e më shumë të fshehtë, një shtyllë e rëndësishme kjho për Lëvizjen e Qëndresës Islamike, dhe Qeverisjen e saj në Rripin e Gazës, të cilën e ka udhëhequr që nga viti 2007.
Matthew Levitt, ish-zyrtar amerikan i specializuar për kundër-terrorizëm, vlerëson se shumica e buxhetit të Hamasit prej 300 milionë dollarësh është grumbulluar nga taksat ndaj bizneseve, si dhe nga vendet si, Irani dhe Katari, apo nga organizatat e bamirësisë. Shkurtin e vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Hamasi ka mbledhur fonde në vendet e tjera të Gjirit, dhe se merr donacione nga palestinezët, si dhe nga mërgimtarët e tjerë dhe organizatat e veta të bamirësisë. Hamasi ka përdorur shumë kriptovalutat, sipas Levitt, kartelat e kreditit apo marrëveshjet e sajuara tregtare për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, tha Levitt, por sistemi i kriptovalutave ka rrezikun që transaksione të tilla të mund të gjurmohen.
Mes dhjetorit 2021 dhe prillit të këtij viti, Izraeli i konfiskoi pothuajse 190 llogari të kriptos, për të cilat u tha se lidheshin me Hamasin.
Top Channel