Jada Pinkett Smith ka folur hapur së fundi sesi i biri 25 vjeçar “i ka shpëtuar jetën” kur e prezantoi me substancat bimore psiko-aktive me të cilat tejkaloi problemet e shëndetit mendor.
Ish-aktorja 52 vjeçare e filmit ‘Matrix Reloaded’ tregon se mezi përballonte depresionin dhe se në disa raste kishte menduar të vriste veten.
Ajo tregon më tej se i biri Jaden, e prezantoi me drogat me bazë bimore që e ndihmuan në periudhën e saj të errët.
Aktorja së fundmi ka publikuar një libër me kujtimet e saj ku tregon se problemet mendore e kanë shoqëruar thuajse në të gjithë jetën e saj.
Ironikisht kur Jada ishte në kulmin e famës e suksesit të saj, nuk ndalonte dot mpirjen që ndjente.
“Teksa isha duke jetuar atë që duhet të ishte ëndrra, u përplasa me një mur gjigant depresioni,” tha Jada për revistën People, teksa shtonte: “Unë kërkoja suplemente të jashtme për boshllëkun që ndjeja brenda”.
Në pikën e saj më të ulët, Jada luftonte me djajtë e saj te brendshëm dhe mendonte t’i jepte fund jetës.
“Kur mbusha 40 vjeç isha në aq shumë dhimbje, dhe nuk shikoja do rrugëdalje tjetër përveç vdekjes, prandaj bëra një plan”, pranon aktorja, duke shtuar se po kërkonte vende ku ta bënte të dukej si një aksident që fëmijët të mos mendonin se kishte kryer vetëvrasje.
Por pas një bisede me të birin Jaden gjërat ndryshuan, dhe ai i rekomandoi nënës ajuaska, lëngun bimor të përdorur në ritualet aborigjene në Amerikën Latine.
Droga me bazë bimore zihet si çaj dhe shpesh përdoruesit përshkruajnë si ajo i nxit në një rrugëtim halucinacionesh dhe eksperienca shpirtërore.
Duke kujtuar momentin kur Jaden i shpëtoi jetën, Jada thotë: “Jaden erdhi te unë atë ditë e më tha: ‘Mama duhet ta dëgjosh këtë, babai shokut tim kishte këtë eksperiencë me çajin e ajuaskës’, dhe për mua u hap një botë shërimi për të cilën jam mirënjohëse”.
“Ajuaska më ndihmoi duke më dhënë një marrëdhënie intime me shpirtin tim, që nuk e kisha njohur kurë”, ndërsa shtonte se mednimet vettëvrasëse u zhdukën krejtësisht.
Megjithse familja e gruas flet hapur për substancat psikodelike, aot mbeten të jashtëligjshme në shumicën e shteteve të SHBA dhe vende të tjera.
Në raste të problemeve mendore si ankthi e depresioni sot mund t’i drejtoheni mjekut të familjes për rekomandim të specialistët përkatës.
Top Channel