Një pamje krejt të ndryshme nga raundi i parë kanë treguar votat në balotazh për 84 bashki dhe 6 qarqe të vendit në zgjedhjet lokale të Greqisë.
Ndërsa të dielën e kaluar 6 nga 13 qarqet e mëdha të vendit i kanë fituar kandidatët e mbështetur nga konservatorët në pushtet, këtë raund nga 6 qarqet vetëm ai i Peloponezit është fituar Demokracia e Re.
Katër të tjerë janë fituar nga kandidatë të pavarur me prejardhje të krahut të djathtë, ndërsa Thessalia e goditur nga përmbytjet e dy stuhive katastrofike në muajin e kaluar, u fitua nga kandidati i mbështetur nga socialistët dhe të majtët e Syrizës. Edhe duelet e mëdha të Athinës e Selanikut kanë sjellë përmbysje për kandidatët e mbështetur nga qeveria.
Në Athinë, presidenti aktual Kostas Bakojanis (44%) humbi ndaj Haris Doukas (56%), nga 99% e votave të numëruara.
Në Selanik, Stelios Angeloudis kryesoi me 67.34% ndaj presidentit aktual Konstantinos Zervas (32.96%), nga 98% e votave të numëruara.
Në bashkinë e tretë më të madhe të vendit, Patras, presidenti aktual Kostas Peletidis, i mbështetur nga Partia Komuniste, fitoi një mandat të tretë, me 98,5% të votave të numëruara, duke marrë 56,70% ndaj kundërshtarit të tij Konstantinos Svolis (43,30%).
Kryeministri grek ka pranuar se rezultatet e raundit të dytë nuk ishin pozitive.
“Sigurisht që nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për Demokracinë e Re, por dua t’ju kujtoj se konkluzionet politike në lidhje me shpërndarjen e dinamikës së partive janë bërë në thelb të dielën e kaluar, të dielën e parë. Është e qartë se ka pasur, një përqëndrim të shumë forcave kundër kandidatëve të Demokracisë së Re. Qeveria duhet të ecë me këmbët e saj në tokë. Të marrë mesazhe politike në çdo kohë dhe të luftojë me të gjitha forcat për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve grekë.
Humbja më e ndjeshme për konservatorët ishte ajo e kryebashkiakut të Athinës, nipi i kryeministrit Mitsotakis, Kostas Bakojanis nga rivali i tij Charis Dhukas, kandidati i mbështetur prej socialistëve dhe të Majtëve të Syrizës.
Por edhe Selaniku i ka dhënë përqindje tepër të ulta kandidatit të djathtë Konstandinos Zervas dhe ka nxjerrë fitues kandidatin opozitar.Pjesmarrja ishte në shkallë tepër të ulët, gati një në tre grekë morrën pjesë në votimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale”– tha Mitsotakis.
Sakaq, kryebashkiaku në largim i Athinës, Kostas Bakojanis uroi kryebashkiakun e ri të kryeqytetit grek pas numërimit të shumicës së votave. Bakojanis tha se kishte folur me Doukas për ta “uruar atë për fitoren e tij të madhe dhe për ta falënderuar për një fushatë elektorale shumë të mirë, thelbësore që patëm dhe, padyshim, për ta siguruar atë se ekipi im dhe unë jemi absolutisht të gatshëm për të organizuar një tranzicion serioz dhe koheziv.”
Pasi falënderoi ekipin e tij, kryebashkiaku në largim tha se rezultati zgjedhor ishte vetëm përgjegjësia e tij. Ai falënderoi gjithashtu athinasit “që më dhanë mundësinë e jetës dhe që më lejuan t’ju shërbej.”
“Unë largohem nga Bashkia me kokën lart, ashtu sikurse hyra në të”- tha Bakojanis.
Top Channel