Tortura dhe abuzime, ekipet mjekoligjore të Izraelit tregojnë veprimet e Hamasit

15/10/2023 15:05

Ekipet ushtarake mjeko-ligjore në Izrael kanë ekzaminuar trupat e viktimave të ekzekutuar nga militantët e Hamasit gjatë nisjes së sulmit dhe kanë gjetur shenja të shumta torture, përdhunimi dhe mizori të tjera.

Sipas raportimeve të tyre në bazat ushtarake izraelite janë sjellë rreth 1300 trupa, ku më pas kanë vijuar kontrollet mjekoligjore për të përcaktuar identitetin e të vdekurve dhe rrethanat.

Rreth 90% e të vdekurve ushtarakë janë identifikuar dhe ekipet po vijojnë endë punën për identifikimin e civilëve, trupat e të cilëve janë ruajtur në kontejnerë frigoriferikë.

Vështirësia më e madhe ka qenë tek viktimat që torturat i kanë dëmtuar pjesët fizike dhe fytyrën.

Ajo tha se raste të shumta të përdhunimit janë gjetur nga ekspertiza mjeko-ligjore e trupave, të cilat janë ruajtur në kontejnerë frigoriferikë.

Hamasi, lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës, e cila nisi sulmin e befasishëm kundrejt Izraelit, ka mohuar akuzat për abuzim.

Deri më tani raportimet kanë qenë të rënda për viktimat e Izraelit, pasi ushtria ka raportuar vazhdimisht për krimet e rënda, që kanë prekur familje dhe fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA