24/11 21:11
Portugalia mposhti me shifrat 3-2 Sllovakinë duke siguruar kështu një biletë për në finalet e Euro 2024, verën e ardhshme në Gjermani.
Dy nga tre golat e luzitanëve mbajnë firmën e Cristiano Ronaldos, i cili pavarësisht moshës mbetet një protagonist absolut te përfaqësuesja luzitane.
Duke kontribuar në kualifikimin e kombëtares së tij, CR7 vendosi një tjetër rekord teksa u shndërrua në lojtarin e vetëm që ia del të kualifikohet në gjashtë Europianë.
Megjithatë, forma e tij fizike nuk është tashmë një surprizë me lojtarin e Al Nassr që përveç Euro 2024, synon një rol prej protagonisti edhe në Kupën e Botës të vitit 2026./ SuperSport
Top Channel