Armaldo Kllogjeri guxoi sonte, duke performuar si Michael Jackson në “Dancing With The Stars”.

I veshur me kostum të kuq, Maestro ndoqi hap pas hapi partneren e tij, Marianën. Juria vlerësoi guximin e tij, ndërsa Olta nuk kurseu komplimentet.

“Unë do të vdes që ti kërcen Michael Jackson. E ke kërcyer si një dem. Të përgëzoj për vullnetin që ke, për guximin. Ti mua më mahnite sot”, tha Olta Gixhari.

E di sa kam qeshur. Është një kostum që nuk i rri gjëkundi. Por, je shumë i këndshëm. Ke guxim shumë të madh“, tha Valbona Selimllari.

“Duhet të ishin lëvizje më të ngadalta, ishe shumë i kontraktuar”, u shpreh Lori Bala.

“Në këtë pasodoble, ti ishe kriminel i vetvetes”, u shpreh Ilir Shaqiri.

Performanca që shkaktoi humor në skenë, u vlerësua me 21 pikë nga juria.

Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë janë gati të vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.

Televotimi do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Armaldos dhe Marianës, mund t’i votoni me kodin Vip 11!

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA