Top Channel po raporton situatën në Izrael moment pas momenti.

Gazetari Artur Bibe ndodhet në një operacion me ushtrinë izraelite për të gjetur mbetjet që kanë lënë pas terroristët e Hamasit. Ky operacion po zhvillohet në territorin në kufi të Gazas, pranë vendit ku u bë edhe festivali që mbetën qindra të vdekur nga sulmi terrorist. Ushtarët gjatë rrugës kanë gjetur një veshje të një vajzë e cila mendohet se ishte pjesë e festivalit dhe nuk dihet fati i saj.

“Sapo është gjetur një veshje e një personi që ndoshta ka qenë pjesë e festës në festival, u gjet, u fotografua. Kjo është zona të cilët personat në festival shfrytëzuan për t’u larguar nga zona e rrezikut. Disa u gjendën prej terroristëve, disa ende nuk dihet ku janë dhe fatkeqësisht disa të tjerë u vranë”, tregon gazetari Artur Bibe.

Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të  sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.

Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se  300,000 rezervistë  përgjatë kufirit të tij jugor,  por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA