Ministrja Ogerta Manastirliu ka nisur një fushatë për promovimin e arsimit profesional me motivacionin “Zgjidh zanatin”. Nga shkolla profesionale “Hysen Çela” në Durrës ajo tha se qëllimi i këtyre takimeve është fuqizimi i bërthamave të këshillimit të karrierës në shkolla dhe promovimin e arsimit profesional.

Në bisedën me prindërit, nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, Ministrja deklaroi se institucioni që ajo drejton ka një vëmendje të veçantë ndaj orientimit të të rinjve drejt formimit profesional, drejt zanatit, ndaj ka ndërmarrë këtë fushatë informuese që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Duke filluar që këtë vit në kurrikulat e klasës së 6-të  do të jetë dhe orientimi i karrierës për të vijuar dhe në klasat e 7-ta dhe të 8-ta. Është shumë e rëndësishme që t’i orientojmë nxënësit drejt profesioneve”, tha Manastirliu duke theksuar rëndësinë që ka në orientimin e të rinjve drejt zanatit trinomi prindër-nxënës-mësues.

Ministrja vizitoi më pas mjediset e shkollës dhe zhvilloi bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle, duke treguar edhe përvojën e tyre si modele të arsimit profesional.

Ju që jeni në arsimin profesional e keni të ardhmen e fortë dhe ne duhet ta stimulojmë pjesëmarrjen në arsimin profesional”, tha Manastirliu.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, zv/Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Olta Manjani, dhe përfaqësues të strukturave arsimore, të arsimit profesional, përfaqësues të biznesit, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA