Rritet numri i viktimave në Gaza! Mbi 1200 palestinezë të vdekur, mijëra të tjerë të plagosur

12/10/2023 09:40

Të paktën 1,203 palestinezë janë vrarë dhe 5,763 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite të Gazës të shtunën, tha të enjten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se “po kryejnë një sulm në shkallë të gjerë” ndaj objektivave të Hamasit në Gaza, ndërsa konflikti hyri në ditën e gjashtë.

Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në enklavën bregdetare. OKB tha të enjten më shumë se 330,000 njerëz janë  zhvendosur  atje që kur Izraeli filloi bombardimet e tij.

Sulmet e befasishme të Hamasit në Izrael në fundjavë vranë të paktën 1200 njerëz dhe plagosën mijëra të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Top Channel