Kosova merr një super fitore në “Estadi Nacional” ndaj Andorrës, duke ndezur më shumë festën “kuqezi”.
“Dardanët” triumfuan me rezultatin 0-3 në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar dhe që mban ende gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm të Kosovës në EURO 2024.
Kjo sfidë u zhbllokua në minutën e 26’, me kapitenin në këtë përballje, Rashicën që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipin të Glihas.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa u desh minuta e 71’ që Kosova të fitonte sigurinë, me Rashicën që shënoi golin e dytë.
“Dardanët” vazhduan me sulmet dhe në minutën e 83’, Zeqiri realizoi golin e tretë pas asistit të dhuruar nga Rashica.
Me këtë triumf Kosova qëndron matematikisht në lojë për kualifkimin në Europianin Gjermani 2024, ndërsa pas shtatë ndeshjeve renditet në vend të katërt me shtatë pikë.
Kështu të dyja skuadrat shqiptare, si Kombëtarja e Shqipërisë edhe përfaqësuesja e Kosovës triumfuan me të njëjtin rezultat, duke ndezur festën “kuqezi” anembanë këtë 12 Tetor.
83’-Gooool! Altin Zeqiri i dhuron Kosovës golin e tretë, “dardanët” njësoj si “kuqezinjtë”.
71′-Gooool! Kapiteni i pandalshëm, pas një rrëmuje në zonë Rashica shënon golin e dytë dhe i jep siguri Kosovës.
26’-Goooool! Rashica gjen rrjetën dhe i jep Kosovës avantazhin në Andorrë.
Top Channel