Izraeli është në luftë me Hamasin pas “masakrave brutale të civilëve”, tha ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në një video- mesazh të hënën.
Sipas Cohen, sulmi i Hamasit është një “masakër historike që bota nuk do ta harrojë, dhe Izraeli nuk do ta falë kurrë”.
“Gjatë masakrës, ata fillojnë të rrëmbejnë pengje. Duke tërhequr zvarrë foshnjat, nënat dhe të mbijetuarit e moshuar të holokaustit në karrige me rrota”, shtoi ai.
Shefi i diplomacisë izraelite falënderoi komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e tij ndaj Izraelit.
“Populli i Izraelit qëndron i bashkuar. Ne do të rimarrim kontrollin dhe do të kthejmë sigurinë dhe stabilitetin. Ne do ta mposhtim terrorin sepse nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai. “Ne besojmë se kjo mbështetje do të vazhdojë ndërsa përballemi me sfidën e luftimit të terrorit.”
Cohen tha se siguria e pengjeve është përgjegjësi e Hamasit.
“Ne luftojmë për atdheun tonë dhe do të fitojmë”, përfundoi Cohen.
Top Channel