Një punëtor ndërtimi që përdhunoi një vajzë 3-vjeçare është dënuar me 31 vite burg.
Bradley Martin, 29 vjeç, nga Bexhill, Sussex, përdhunoi vajzën e vogël disa herë midis prillit dhe tetorit të vitit të kaluar. Kur u arrestua më 26 tetor 2022, policia zbuloi përmes telefonin të tij se kishte kërkuar në internet se sa vite mund të dënohet një përdhunues në Bexhill.
Atiji iu gjetën gjithashtu 127 imazhe të paligjshme të pornografisë ekstreme që përfshinin kafshë dhe njerëz. Krimet e tij të tmerrshme dolën në dritë pasi nëna e fëmijës e çoi atë në spital menjëherë pasi lëndime të pashpjegueshme. Stafi i spitalit në Hastings ngriti shqetësime në policinë e Sussex dhe filloi një hetim.
Ai u akuzua për tre akuza për përdhunim të një fëmije nën 13 vjeç dhe u la në paraburgim. Ai u dënua për të gjitha akuzat në gjykatën Hove Crown në korrik dhe u dënua javën e kaluar.
Pasi Martin të lirohet, ai do të jetë në regjistrin e shkelësve seksualë për gjithë jetën dhe iu dha një urdhër i pacaktuar për parandalimin e dëmtimit seksual, duke kufizuar ndjeshëm aksesin e tij ndaj fëmijëve dhe pajisjeve dixhitale.
Detektivi Kelly Yates, i Njësisë së Hetimeve Mbrojtëse të Hastings, tha: Bradley Martin abuzoi me vajzën e vogël në mënyrën më të neveritshme, të zbuluar falë kujdesit të nënës së fëmijës dhe zellit të profesionistëve mjekësorë. Falënderimet e mia shkojnë për vajzën e vogël dhe familjen e saj për guximin dhe vendosmërinë në një proces jashtëzakonisht të vështirë. Me mbështetjen e tyre ne kemi qenë në gjendje të çojmë Martinin pas hekurave për një kohë të konsiderueshme dhe të vendosim hapa për të siguruar që ai të mos shkaktojë dëme të mëtejshme për publikun.
Top Channel