Qeveria e Kosovës ka lansuar platformën e informimit për qytetarët për udhëtimet pas liberalizimit të vizave.

Synohet që kushtet e udhëtimit të qytetarëve të bëhen të qarta edhe përmes shpërndarjes së broshurave ku bëhet e ditur periudha dhe kohëzgjatja e qëndrimit në shtetet e zonës Shengen, dokumentacioni i nevojshëm dhe penalizimet që vijnë në rast të shkeljeve.

“Këtë e kemi arritur së bashku, nëpërmjet progresit demokratik  dhe ekonomik të vendit tonë. Do të veçoja arritjet në luftimin e korrupsionit, riatdhesimit e azilit”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu, informatë me rëndësi është se nuk lejohet punësimi dhe shkollimi.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkeljet edhe individualisht mund të pasojnë me gjoba e ndalime të hyrjes”, tha Kurti.

Në anën tjetër, tashmë liberalizimi i vizave nuk është i lidhur me sistemin ETIAS.

Qytetarët e Kosovës thonë që menjëherë do nisin udhëtimin në vizita te familjarët që kanë jashtë shtetit.

“Këta i ka bllokuar Evropa me ndihmën e Serbisë, sepse të gjithë kanë pasur të gjithë veç ne jo”, tha një qytetar.

“Është mirë. Çështjet teknike i kemi përfunduar me kohë, por krejt politike ka qenë”, tha një tjetër qytetar.

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA