Sali Berisha, në përfundim të mbledhjes së demokratëve në Kryesinë e Kuvendit, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton t’i caktojë përfaqësuesit opozitës.
“Ka të dhëna se po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit shqiptar. Po përpiqet të marrë përsipër t’i caktojë përfaqësuesit opozitës. Edi Ramanu njeh ligj, nuk njeh kod moral, nuk njeh Kushtetutë. Nuk njeh asnjë normë”, tha Berisha.
Mbledhjen me Gazment Bardhin dhe deputetët mbështetës, ish-kryeministri e cilësoi të frytshme, pa dhënë shumë detaje se çfarë u diskutua.
“Opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojtje të votës të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie dhe për opozitën”.
Edhe Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca po ndërhyn të punët e Partisë Demokratike, ndërsa opozita vijon të jetë e fokusuar në betejën me Edi Ramën.
“Ka një rregullore të qartë të parlamentit. Sa kohë ka rregulla të shkruara ato duhet të zbatohen. Kush merr përsipër të shkelë rregullat për të krijuar opozitë të rremë në parlament, duhet të marrë përsipër pasojat. E kuptoj që interesi i mazhorancës do të ishte që dikush që për një vit e gjysmë nuk ka qenë në parlament të jetë. Taulant Balla e ka njohur Lulzim Bashën si kryetar të opozitës, i ka vënë punonjës garde për ta ruajtur. Prokurorëve që iu rrezikohet jeta nuk sigurohen, ndërkohë që Bashës i ka vënë punonjës garde. Opozita është e fokusuar në betejë me Edi Ramën”.
Top Channel