Enisa pranon se ka një vajzë! “Mbytet në lot” kur zbulon kërcënimet që ka marrë pasi hyri në “Për’puthen”

03/10/2023 18:56

Javën e kaluar, gjatë takimit me Herisonin, Enisa tha se ka një sekret, por nuk do ta zbulojë.

“Është një bekim”, tha konkurrentja dhe menjëherë Herisoni nisi dyshimet për një fëmijë.

Një javë më pas, Enisa shpërtheu në lot në studio dhe arsyeja ishin kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe në numrin e saj të celularit, nga njerëz që e akuzonin se po mohon vajzën e saj.

Enisa tregoi se është nënë e një vajze katër vjeçe dhe është e lënduar nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë.

“Para dy ditësh, mora vesh se një familjar imi kishte kontaktuar me faqe të tjerë për të shpërndarë kërcënime për mua dhe fëmijën tim. E kam rritur me gjithë sakrifica vetëm. Ky ka qenë shkaku që unë nuk kam dashur kurrë ta përmend fëmijën. Jo se njerëzit nuk e dinë. Unë jam shumë krenare për të. Për atë kam jetuar deri më sot. Por të mos kisha atë, sot mund të isha nën dhe. Ajo është arsyeja pse unë do të eci përpara, pavarësisht fjalëve që njerëzit thonë. Njerëz që nuk ta thonë kurrë një fjalë të mirë, dinë vetëm të të ulin, të të bullizojnë, të të prekin aty ku të dhemb më shumë. Po si mund të preket një nënë te fëmija?!”

Enisa nuk dha detaje për babanë e vajzës, por tha se “është edhe gruaja, edhe burri i shtëpisë”.

“Mosha që ajo ka, vendi ku unë jetoj, kjo është arsyeja pse nuk e kam përmendur. Kur bëra daljen e parë në televizion dhe shkova në shtëpi, ajo ishte e para që më hapi derën dhe me lot në sy më tha pse nuk më more me vete. Të jesh edhe zonjë, edhe burri i shtëpisë… duhet të jesh shumë e fortë për t’i përballuar të gjitha”.

Rrëfimi i Enisën përloti konkurrentët, të cilët apeluan për ndalimin e kërcënimeve dhe urrejtjes on line.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA