Sllovakia thërret zyrtarin e ambasadës ruse! Notë proteste për komentet “e rreme” mbi zgjedhjet

02/10/2023 18:12

Ministria e Jashtme e Sllovakisë ka thirrur një përfaqësues të ambasadës ruse për deklarata “të rreme” të bëra nga kreu i shërbimit të jashtëm të inteligjencës së Moskës në prag të zgjedhjeve të saj parlamentare të shtunën.

Ministria tha se komentet “hedhin dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”.

“Ne e konsiderojmë një dezinformim të tillë të përhapur qëllimisht si një ndërhyrje të papranueshme nga Federata Ruse në procesin zgjedhor,” tha ai.

Ministria i bëri thirrje Moskës të ndërpresë të gjitha aktivitetet e dezinformimit që synojnë Sllovakinë.

Çfarë po ndodh në Sllovaki?

SMER-SSD – partia e ish-kryeministrit të majtë Robert Fico, i cili është zotuar t’i japë fund mbështetjes ushtarake sllovake për Ukrainën dhe kundërshton sanksionet ndaj Rusisë – fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e së shtunës.

Z. Fico u mandatua nga presidentja sllovake Zuzana Caputova si kreu i ri i qeverisë, dhe tashmë kanë nisur negociatat për formimin e një qeverie koalicioni me partnerët e tij më të mundshëm që janë një parti e vogël nacionalistësh pro-rusë, dhe partia e moderuar e majtë HLAS – e cila sipas analistëve do të zbuste çdo ndryshim politikash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA