Deputetët shqiptarë parakaluan edhe këtë të hënë drejt Kuvendit për mbajtjen e seancës plenare.

Mbërritja e stinës së vjeshtës duket se preku edhe paraqitjen e ligjvënëseve, pas një sezoni të gjatë veror plot ngjyra.

Fundet e gjatë dhe pantallonat klasike mbizotëruan, ndërsa ngjyrat më të preferuara ishin e zeza, e bardha dhe grija.

Vetëm deputetja demokrate, Ina Zhupa dukej ende në look-un plot gjallëri veror, pasi pantallonat dhe bluzën e zezë e kishte kombinuar me një xhaketë ngjyrë portokalli.

Nga ana tjetër, deputetët nuk eksperimentuan me veshjet, ndërsa paraqitja e tyre përbëhej nga pantallona klasike, xhaketë dhe kravatë.

Në veshjet e tyre nuk mungoi as fjongoja rozë, simboli i tetorit, muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

FOTO GALERI
28/39

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA