Kjo është situata që duhet të përballen çdo ditë qytetarët të cilët duhet të lëvizin nga Kamza në drejtim të Tiranës.

Sot, në ditën e parë të vitit akademik, situata është tepër e rënduar. Trafiku nis pranë Universitetit Bujqësor, duke u paralizuar deri në Kthesën e Kamzës.

Trafik pak më i lehtë paraqitet në krahun e kundërt, me studentët të cilët vijnë nga Tirana në Universitetin Bujqësor.

Trafiku në këtë aks rrugor është problem prej vitesh ku orët e  mëngjesit 7:00- 9:00 dhe orët e pasdites 16:00-18:00, janë gjithmonë të paralizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA