Kompania britanike anullon javën 4-ditore të punës pasi ‘punonjësit ishin më shumë të stresuar’ (fotot)

02/10/2023 21:47

Të gjithë thonë se dëshirojnë të punojnë më pak ditë në javë për të fituar të njëjtën rrogë, por kjo duket se nuk rezultoi e vërtetë për një kompani që zbuloi se po kthehej në një makth që e bënte stafin e saj më të stresuar.

Eksperimenti i propozuar nga qeveria britanike rezultoi problematik aq sa ata u detyruan të riktheheshin në orët tradicionale të punës.

Megjithse shumë kompani kthimet në modelet standarde i mbajnë për stafin e tyre, grupi i shërbimeve të internetit Krystal e bëri këtë me një letër të hapur për klientët e tyre.

Letra e shkruar nga themeluesi Simon Blackler e publikuar më pas në rrjetin The Times, shpjegonte sesi kolegët nuk arrinin të kryenin detyrat e tyre me kohën e reduktuar javore.

Rrjedhimisht kjo sillte reduktim të cilësisë së punës dhe rritjen e stresit të tyre.

Blackler i thoshte klientëve: “Megjithse të gjithë punonin në mënyrë të admirueshme për të qëndruar në kontroll të detyrave, koha në punë ishte shumë më stresuese se përpara”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, drejtori raportonte se dhe rezultati nuk arriti të rritej me 20 përqind, siç pretendohej të kompensohej koha e humbur.

Grupi Krystal kërkoi ndjesë ndaj klientëve dhe u rikthye në oraret normale edhe pse disa kompani kishin preferuar orët e shkurtuara javore.

Eksperienti i vitit 2022 në Britani përfshiu 61 kompani, dhe u drejtua për llogari të qeverisë nga Universiteti i Cambridge e Boston.

Eksperimenti ambicioz raportohet se solli ‘kenaqësi’ për shumë kompani, kryesisht me ata me punonjës më të rinj, që vlerësonin kohën e shtuar për të ndjekur fëmijët e tyre në kopshte e çerdhe.

Sipas analistëve të Adecco Group, java e shkurtuar e punës për ata solli dhe përmirësim të shëndetit mendor e fizik.

Por për të tjera, versioni eksperimental solli prishje të rutinave të përditshme dhe çorientim që i kushtoi punonjësve stres dhe mungesë produktiviteti.

FOTO GALERI
2/3
Eksperimenti i propozuar nga qeveria britanike rezultoi problematik aq sa ata u detyruan të riktheheshin në orët tradicionale të punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA