Përplasje e fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s, europianët sulmojnë planin e ri të Infantinos: Po kalohet një vijë që nuk duhej prekur 28/07 19:16
Ermir Sahiti njeriu i “Derbit të Përjetshëm” në Kroaci. Sulmuesi “dardan” vendosi ndeshjen më të zjarrtë të futbollit kroat, Hajduk Split – Dinamo Zagreb.
24-vjeçari realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 59-të, pasi “dogji” në sprint mbrojtësin kundërshtar, duke i vënë “zjarrin” stadiumit “Poljud” në Split.
Një finalizim me shumë peshë, pasi ishte i vetmi i shënuar në këtë derbi, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Falë golit të shënuar, Ermir Sahiti është vlerësuar futbollisti më i mirë i ndeshjes me notën 7.8.
Vetëm një javë më parë, Sahiti kishte vendosur me golin e tij edhe përballjen me Lokomotivën e Zagrebit./Supersport
Top Channel