Kujdesi për shëndetin mendor/ Korçë, me kartelë 2660 pacientë, por mjekët thonë se janë më shumë

01/10/2023 12:23

Të moshuarit në vendin tonë po vuajnë braktisjen si pasojë e emigrimit çka i bën ata të jenë një nga kategoritë që preken më shumë nga problemet e shëndetit mendor dhe për pasojë të shkojnë deri në vetëvrasje.

Fëmijët dhe të rinjtë janë një tjetër kategori që po preken në masë nga këto probleme në ditët kur familja është bërë më e cenueshme dhe presioni ekonomik apo social krahas zhvillimit të teknologjisë është shtuar.

Në qarkun e Korçës një prej më të prekurve nga emigrimi rezultojnë 3660 persona të kartelizuar por shifra sipas specialistëve është edhe më e lartë pasi jo të gjithë personat kërkojnë ndihmën e mjekëve psikiatër.

Studimet tregojnë se deri në vitin 2030 e gjithë bota do të përballet me shifra alarmante ndaj mjekët thonë që vigjilenca nga rrethi i ngushtë familjar duhet të shtohet.

Vitin e kaluar OBSH tha se 1 në 8 njerëz në mbarë botën vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe apeloi që të gjitha shtetet të investojnë më shumë për këtë sektor.

Top Channel