Një modele e rrjetit që e ka shpallur veten “mistike me kohë të plotë” thotë se nuk bezdiset nga talljet për stilin e saj të jetesës larg botës moderne.
Jasmine Mariposa tashmë i ofron ndjekësve të saj në rrjet, pamje të jetesës larg botës komunitare, teksa jeton pa ujë të rrjedhshëm apo rrymë elektrike, duke treguar se bën banjë në lumë.
Duke e përshkruar veten si “zana e xhunglës”, Jasmine tregon sesi përgatit ushqimin apo si ka krijuar hapësirën e saj të “zyrës” në ambjente të hapura.
Ajo thotë se është e bindur se i ka provuar shumë njerëzve se vendimi i saj nuk ishte një “gabim”, teksa tregon në videot e ndjekura në rrjetin TikTok: “Ju menduat se unë po shpërdoroj jetën time, por jam në fakt jam duke ndjekur ëndërrat e mia, në vend që të shkoj në shkollë”.
“Nuk mëzitem për ato që më tallin, sepse ata jetojnë një jetë pa pasion që unë nuk e kam fare zili”, komenton vajza në rrjet.
“Nëse përfundoni të punësuar nga ora 9 deri në 5 derisa të bëhemi 65 vjeç, atëherë me siguri që do të dëshironit të kishit jetuar më shumë në liri”, shton ajo.
Në disa video ajo tregon sesi i lan rrobat pa ujë të rrjedhshëm, ndërsa në të tjera shihet që ecën zbathur duke mbushur ujë në lumë me shishe të mëdha plastike.
Jasmine i mbush shishet ngadalë dhe më pas kthehet në shtëpinë e saj modeste. Ajo zbraz shishet në legenët e rrobave, i lan ato dhe më pas i var në telin e lidhur mes pemëve.
Në një tjetër video, Jasmine tregon sesi bën banjën e saj në lumë.
Ajo tregon sesi ka treguar dhe një hapësirë zyre në kopshtin e saj duke përdorur një paletë druri mbi disa tulla, ku vendos laptopin e saj.
Në një tjetër video ajo tregon si thyen arrat e kokosit, apo si mbledh kakao të freskët.
Jasmine mbledh gjithashtu turmerik për të ngjyrosur rrobat, teksa thotë se i vendos në ujë të nxehtë me turmerik dhe ato ngjyrosen.
Shumë ndjekës e kanë lavdëruar atë për guximin dhe vendosmërinë.
“Të jetosh jashtë rrjetit është parajsë”, shkruan një prej ndjekësve.
Ndërsa një tjetër tha: “Jam shumë i lumtur që të gjeta se dhe unë do ta lë universitetin sepse nuk e duroj dot matriksin”.
“Jam në Afrikë dhe do të jap shembullin tim për të shëruar tokën.”
Top Channel