Trafikoi motrën, kapet i fshehur në pyllin e Spillesë 41-vjeçari Xhevdet Xhafa

19/09/2023 10:36

Një 41-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për trafikim është kapur teksa ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille të Kavajës.

Në prangat e policisë ra Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili ka trafikuar brenda vendit për qëllime fitimi motrën e tij.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar 41-vjeçarin me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Ai pritet të përballet me vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA