Dialogu në udhëkryq! Pas diskutimeve pa konsensus, Kurti-Vuçiç-Lajçak ia pasojnë fajin njëri-tjetrit

18/09/2023 22:54

Pas takimit të rëndësishëm trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të BE-së, pjesëmarrësit fajësuan njëra-tjetrën për mosarritjen e një konsensusi për dialogun mes vendeve në konflikt.

Reagimi i fundit u bë nga Albin Kurti, i cili akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka mbajtur anën serbe gjatë diskutimit që kanë zhvilluar.

Ai gjithashtu u ka dërguar letra kryeqendrave kryesore të vendeve perëndimore për të sqaruar takimin e fundit, ku shpjegon me përpikmëri deformimin e plotë të procesit nga ana e Lajçak.

Më parë Miroslav Lajçak ka paralajmëruar për bisedime strategjike BE -SHBA për të përcaktuar hapat e ardhshëm të procesit të dialogut, që po zvarritet prej kohësh.

Pas këtij vendimi ai rikujtoi situatën në veri të Kosovës, e cila vijon të mbetet e tensionuar, pavarësisht opsioneve të ofruara nga ai së bashku me kolegun Joseph Borell, sërish nuk pati dakordësim.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ka qëndruar i heshtur pas dialogut të pasuksesshëm, fillimisht ai ia hodhi fajin Kurtit se nuk ka dashur të arrijë marrëveshje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pavarësisht kësaj, Vuçiç u shpreh se sërish pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA