City nuk ndalet, super Brighton Në “Old Trafford”! Triumf i çmendur i Tottenhamit

16/09/2023 18:49

Fiton Manchester City, bie Manchester United në “Old Trafford. Ndërkohë që Tottenhami siguroi një fitore drithëruese në minutat shtesë.

Kampionët në fuqi të Anglisë, triumfuan 1-3 përballë West Ham në Londër, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së David Moyes.

Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ward-Prowse, por skuadra e Pep Guardiolës përmbysi gjithçka në fraksionin e dytë me Doku, Bernardo Silva dhe Haaland.

Pesë fitore në po kaq ndeshje dhe vendi i parë në renditje për Manchester Cityn. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida United-Brighton. Djemtë e De Zerbit arritën një sukses të madh në “Teatrin e Ëndrrave”. /Supersport

Top Channel