Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit që do i humbasë milionat
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar pas rezultatit të garës për Topin e Artë 2026, duke shprehur bindjen se talenti i katalanasve, Lamine Yamal, i kishte dëshmuar të gjitha meritat për të fituar çmimin prestigjioz individual.
“Lamine i ka dëshmuar mjaftueshëm meritat e tij për të qenë fitues i Topit të Artë, por këtë herë nuk ndodhi”, është shprehur Laporta.
Kreu i klubit katalanas kërkoi që në këtë moment Yamal të marrë mbështetjen dhe përkrahjen e duhur, duke theksuar se pavarësisht zhgënjimit, e ardhmja mbetet e hapur për 19-vjeçarin.
“Duhet ta rrethojmë Lamine me dashuri dhe mbështetje, sepse këtë meriton. Ai mund ta fitojë çmimin vitin e ardhshëm”, deklaroi presidenti i Barcelonës.
Pavarësisht se nuk arriti të fitojë Topin e Artë në edicionin e këtij viti, Yamal vijon të konsiderohet një prej talenteve më të spikatura të futbollit botëror.
Top Channel