“Nuk doja që të përfundonte kështu”, ka thënë në polici autori i vrasjes së shqiptarit Brigen Limka me origjinë nga Korça këtë të premte në Pire të Greqisë.

Sipas informacioneve të televizionit MEGA, 68-vjeçari ishte i penduar për veprimin e tij të rëndë.

Dhimitris Kutrumanis pas vrasjes së 39-vjeçarit në Pire, që tronditi gjithë Greqinë shkoi në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arrestua pak momente më vonë. Arma me të cilën vrau babanë e tre fëmijëve është e paligjshme.

Sipas informacioneve të MEGA-s, autori kur ka mbërritur në nëndrejtorinë e Sigurisë së Pireut u ka thënë punonjësve të policisë: “Kishim vite fërkime. Makinat i vendosin nga parkingu edhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”.

Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit Dhimitris Kutrumanis në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar. Shqiptari nuk e ka parë teksa autoru fshihej pas një makine të parkuar, më pas ai ka dalë para viktimës rreth dy metra larg dhe e ka qëlluar në fytyrë.

Sipas informacioneve, mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një fenomen thuajse i përditshëm, ku 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin e rëndë, ku duket autori që e qëllon viktimën me armë gjahu dhe më pas largohet. “Mbarova me ty tani, mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur autori sapo ka qëlluar shqiptarin, sipas qytetarëve të cilët panë ngjarjen e rëndë.

Dëshmitarët okularë thanë se ai ishte një njeri i çuditshëm dhe kishte konflikt me fqinjët.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA