Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Pire të Greqisë, ku ka mbetur i vdekur një shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari 40 vjeç, i identifikuar si Limka Brigen me origjinë nga Korça u qëllua me pushkë nga një person i moshuar. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte të herë pas hershme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku viktima punonte si roje parkingu.

Sherri ka nisur në parkingun,  pasi autori dhe viktima debatonin shpesh për vend parkimin e automjetit të autorit,i cili e pengonte viktimën të shërbente klientëve të parkimit që kishte me qira

68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e ka qëlluar një herë në kokë, është kthyer sërish dhe e ka qëlluar për herë të dytë.

Menjëherë pas ngjarjes,  68-vjeçari është dorëzuar në Policinë Greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel