Barcelona tenton sulmuesin e kombëtares, katalanasit përfitojnë nga kontrata e lojtarit

14/09/2023 13:28

Vështirësitë financiare të kohëve të fundit, kanë detyruar drejtuesit e Barcelonës t’i kushtojnë një vëmendje ekstra lojtarëve me parametër zero në tregun e transferimeve.

I radhës që ka përfunduar nën shënjestrën e katalanasve është Nico Williams.

Lojtari i datëlindjes së vitit 2002 që aktivizohet në radhët e Athtletic Bilbaos konsiderohet si një nga sulmuesit e së ardhmes dhe aktualisht është në vitin e fundit të kontratës me baskët. Ndaj, drejtuesit blaugrana nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Williams që tashmë është bërë pjesë edhe e kombëtares së Spanjës.

Katalanasit kërkojnë të kuptojnë qëllimet e sulmuesit dhe përfaqësuesit të tij, e nëse palët nuk rinvojnë me Bilbaon, atëherë Barcelona do të tentojë të bindë sulmuesin për të “blinduar” kështu repartin ofensiv të trajnerit Xavi Hernandez.

Këtë sezon, Nico Williams e ka nisur më së miri duke regjistruar katër asiste në katër ndeshjet e para të LaLiga-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA