Loredana, këngëtarja shqiptare, e cila jeton mes Zvicrës e Gjermanisë, feston 28-vjetorin ditën e sotme.
Reperja ka marrë urime të shumta nga miq, familjarë e kolegë, ndërsa nuk ka munguar një urim i veçantë edhe nga i dashuri i saj, futbollisti i Borussia Dortumundit, Karim Adeyemi.
Prej pak kohësh në lidhje romantike, Adeyemi e ka uruar Loredanën në InstaStory, me një fjalë në gjuhën shqipe.
“Happy birthday zemër”, ka shkruar ai, me një foto që shihen të dy të lumtur pranë njëri tjetrit. Ai ka postuar një foto tjetër ku duket vetëm këngëtarja me një lule të bardhë në dorë, duke shkruar: “Vetëm të mirat për ty.”
Në foton e fundit, ku Loredana shihet në makinë duke mbajtur dorën njëri tjetrit, nuk ka shkuar asgjë.
Ata kanë zyrtarizuar lidhjen në rrjete sociale vetëm pak javë më parë, ndërsa reagimet por edhe kritikat ishin të shumta.
Lidhja e re e Loredanës vjen pas romancës disavjeçare me reperin Mozzik, me të cilin ka dhe një vajzë, Hana. “Me ty çdo ditë është ditëlindje”, ka shkruar Loredana në një video me vajzën e saj.
Top Channel