Kërcënoi faturisten e Ujësjellësit/ Ndalohet 78-vjeçari, i sekuestrohet arma e gjahut
31/08/2023 09:25
Një banor në lagjen “Pjetër Budi” është konfliktuar me faturisten e Ujësjellës Kanalizimeve dhe e ka kërcënuar atë.
Ngjarja ndodhi pasi 78-vjeçari nuk pranoi të paguajë detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke kanosur faturisten.
Policia, që mbërriti në vendngjarje, sekuestroi një armë gjahu dhe 320 copë fishek. Ndaj autorit ka nisur procedimi, ndërsa Prokuroria vazhdon hetimet.
Top Channel