Burri i Meloni-t hap debat me komentet: Nëse nuk duan të përdhunohen, gratë nuk duhet të dehen (fotot)

30/08/2023 17:25
Andrea Giambruno me bijen e ciftit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është vënë nën presion për të dënuar komentet e partnerit të saj që ka sugjeruar në një prononcim se “femrat që duan të shmangin përdhunimin nuk duhet të dehen bareve”.

Opozita në Itali ka kërkuar që kryeministrja Giorgia Meloni duhet të distancohet nga komentet e partnerit të saj, edhe pse ato ishin të tërthorta dhe u interpretuan me ngjyrime të njëanshme nga mediat.

“Nëse shkon diku për të kërcyer je e lirë të konsumosh alkool  … por nëse arrin të mos bëhesh tapë e të humbësh ndjenjat, mund dhe të shmangësh telashe si këto, sepse ndryshe do të gjesh ujkun”, kishte thënë Andrea Giambruno në programin e tij në Rete 4, në debatin për dy raste përdhunimi që kishin ndodhur në Palermo e Napoli.

Giambruno, i cili ka një vajzë shtatë-vjecare me Meloni, mbështeti komentet e redaktorit të së përditshmes së djathtë vendase ‘Libero’, Pietro Senaldi, i cili tha më herët: “Nëse do të shmangësh përdhunimin mos i humb ndjenjat, ruaje mendjen rreth vetes”.

Të dy bashkëbiseduesit dënuan përdhunuesit duke i përshkruar ata si “ujq”, por kërkonin më shumë ndërgjegjësim nga gratë, dhe kjo mjaftoi që mediat liberale të nisnin stuhinë e kritikave duke akuzuar Giambruno për “fajësim të viktimës”.

Cecilia D’Elia, senatore të majtës PD qe prej 15 vjetesh eshte ne opozite, tha në një deklaratë për çështjen: “Ata vetëm ua vënë fajin femrave. “Mos dil vetëm, mos shko ku është errësirë, mos u vish në mënyrë provokative, unë nuk i pranoj këto. Nëse një vajzë pi pak më shumë, ajo mund të presë dhimbje koke por jo të përdhunohet”, teksa kërkonte që Meloni të distancohej nga komentet e partnerit.

Giambruno i ishte përgjigjur kritikave duke thënë: “Sikur të kisha thënë diçka të gabuar do të kisha kërkuar falje, por nuk është kështu dhe asnjë politikan nuk më tregon çfarë të them”.

“Përdhunimi është i përçmueshëm. Unë mora lirinë t’u them të rejave të mos dalin qëllimisht për t’u dehur e për të bërë droga, i kërkova të bëjnë kujdes sepse e keqja është gjithmonë aty. Nuk kam thënë se meshkujve u lejohet të përdhunojnë një femër nëse ajo është e dehur”.

FOTO GALERI
2/3
Giambruno i ishte përgjigjur kritikave duke thënë: “Sikur të kisha thënë diçka të gabuar do të kisha kërkuar falje, por nuk është kështu "

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA