Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Merdarës, ku një emigrant, teksa priste në radhë për të kaluar kufirin, është konfliktuar me një pjesëtar të policisë së Kosovës.
Pamjet e siguruara nga mediat atje, tregojnë momentin e përplasjes dhe përpjekjet e të afërmeve të emigrantit për ta çtensionuar gjendjen, teksa ky i fundit refuzonte të hiqte duart nga uniforma e policit.
Prej disa ditësh situate ka qenë e ngarkuar në këtë pikë kufitare, pasi emigrantët që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendlindje, kanë nisur kthimin ne vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kjo ka bërë që të krijohen radhë të gjata automjetesh e pritje të lodhshme.
Në 20 gusht, sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, në Merdare, radhët janë deri në 800 metra dhe pritja në dalje është nga 180 deri në 200 minuta. Ndërsa në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë shkonin nga 30 deri në 40 minuta.
Ndërkohë sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikë-kalimit kufitar në Merdar mëngjesin e sotëm shkojnë deri në dy orë. Sipas këtyre raportimeve bëhet e ditur se udhëtarët po presin ne radhe në një kolonë prej 1000 metrash.
Top Channel