Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për sot
26/08/2023 08:13
Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore.
Më të dukshme do të jenë vranësirat në veri dhe verilindje të vendit duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. Gjatë pasdites vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, më të theksuara të në zonat malore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Top Channel