Pesë persona janë proceduar penalisht, pasi merrnin ilegalisht inerte me ekskavator dhe kamionë në shtratin e Bunës në Shkodër.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se përgjegjësi i një subjekti dhe 4 punonjës u kapën në flagrancë rreth orës 02:30 të mëngjesit, teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin ilegalisht inerte inertet me kamionë.
Mësohet se përgjegjësi i subjektit ekonomik, shtetasi S. K., 35 vjeç, dhe 4 punonjësit e tjerë, A. S., 60 vjeç, M. D., 34 vjeç, K. S., 47 vjeç dhe B. D., 38 vjeç, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel