Procesi përzgjedhjes se drejtuesve  të shërbimve në QSUT pritet të ankimohet.

Ndonëse kanë gati  dy muaj që presin përgjigje që kur nisën të jepnin intervistat dhe dorëzun dosjet, vetëm një ditë më parë kandiatët janë njohur me rezultatin e pikëve që kanë marrë secili, por pa mësuar se sa pikë ka marrë kandidati rival, të paktën në 5 shërbime ku u paraqitën dy kandiatë dhe që mund ti jepnin emrin gare, procesit të përzgjdhjes së shefave të shërbimeve.

Bëhët fajlë për shërbimin e Dermatologjisë, Neurokirugjisë, Endokrinologjisë dhe shërbimit onkologjik.

Në shërbimet të tjera ka pasur vetëm një kandiat dhe ata janë automatikisht të zgjedhur.

Top Channel mësoi që herët se cilët ishin emrat fitues me të cilat u mbyll procesverbali i komisionit përzgjedhës dhe që u dorëzua në Ministri të Shëndetësisë dhe të Arsimit për të marrë firmën.

Por që prej tre javësh pritjeje nga ai moment sërish ne adresat e-emaili u ka mbërritur  vetëm  numri i pikëve se sa kanë akumuluar individualisht , pra një përgjigje pa përgjigje pasi ende nuk janë shpallur fituesit .

Top Channel ka mësuar se maksimumi i pikëve që duhet të akumulonte secili është 82 .

Në email nuk u sqarohet se sa kohë kanë për ankimim. Kjo pritje e gjatë pa rezultate zyrtare ka shtuar pakënaqësitë tek kandidatë për shefa shërbimi njëkohësisht edhe dyshime se kjo nuk ishte garë por emërim.

Burime të Cop Channel thonë se edhe pse pretendohej të ishte një garë  ku do të përzgjidheshin emrat e drejtuesve të rinj të shërbimeve të qendrës më të madhe spitalore në vend, në fakt vetëm garë nuk ka pasur pasi në pjesën më të madhe të shërbimeve janë rikonfirmuar ata drejtues që kanë qenë.

Është përzgjedhur  neurokirurgu Artur Xhumari i cili prej gati një viti ishte komanduar në këtë shërbim. Në krye të shërbimit të Kardiokirugjisë do të jetë Dr Altin Veshti, në krye të kirurgjisë Vaskularë do të jetë dr Sokol Xhepa.

Në krye të shërbimit të endrokirnologjisë është rizgjedhur dr Agron Ylli, në krye të shërbimit onkologjik Dr Silva Celiku dhe në krye të shërbimit të dermatologjisë është rizgjedhur dr Mira Vasili.

Në shërbime të tjera ka pasur vetëm një kandidat kështu që automatikisht janë të përzgjedhur. Por këto janë rezultate që ka konkluduar komisioni përzgjedhës ndërkohë që pritet që ato të firmosen nga dy ministret dhe vonesa prej gati tre javësh ka shtuar dyshimet.

Një pjesë e kandidatëve i kanë dërguar mesazh edhe kryeministrit Rama pasi dyshojnë në përzgjedhjet e bëra. Të kontaktuar nga Top Channel ata shprehen se këtë radhë nuk do të lejojnë që cv e tyre të nëpërkëmben për shkak të preferencave .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA