Ballkani është krenaria e gjithë Shqiptarisë.
Kampionët e Kosovës dhuruan spektakël përballë Bate Borisovit në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të play off-it, duke fituar me përmbysje me rezultatin e thellë 4-1.
Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Championsit i cili humbi, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen nëpërmjet ekranit të SuperSportit.
Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksioni në dytë. Në minuten e 10 Bate Borisov shënon pas një aksioni pa shumë pretendime.
Por në minutën e 31 këmbëngulja e Ballkanit shpërblehet me gol, pas një këndoreje, Jashanica e dërgoi topi në rrjetë.
Në pjesën e dytë Ballkani i Ilir Dajës realizon golin e dytë pas një krosimi perfekt të Thaqit për Tolajn.
Sërish total në minutën e 66 realizon golin e radhës, të dytin personal, 3-1 për kampionët e Kosovës.
Qershia mbi tortë është goli i Thaqit, në minutën e 89 me rezultatin që thellohet në 4-1.
Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit. Gjysma e punës është kryer, do të mjaftojë thjesht administrimi i rezultatit në Budapest, për të prekur për të dytin sezon radhazi grupet e Conference League-s.
Top Channel