Doktorët i thanë infermieres britanike se ishte sëmurë nga vaksina Covid, dy muaj më vonë ajo kishte vdekur (fotot)

24/08/2023 18:33

Një nënë e dy fëmijëve u diagnostikua me kancer terminal në Britani pasi doktorët justifikoheshin se simptomat e saj ishin efekte të vaksinës Covid.

37 vjeçarja Katie Pritchard, ndërroi jetë e rrethuar nga familja disa muaj pasi u diagnostikua me kancer të mitrës.

Shefja e infermiereve në sistemin shëndetësor britanik, kishte marrë dy herë diagnozë të gabuar pas zbulimit të një fryrjeje ne bark por doktorët i thanë se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” pasi mund të jetë një efekt i vaksinës së Covid që kishte marrë, shkruan e përditshmja britanike Metro.

Asaj iu tha gjithashtu se mund të kishte probleme me mitrën prej lindjes së fëmijëve, ndërsa në një tjetër rast iu tha se kishte infeksion të rrugëve urinare, edhe pse nuk ndërronte partnerin prej 17 vjetësh.

Më në fund gruaja fatkeqe u diagnostikua në janar 2022 por u detyrua të priste tre muaj të gjata para se të niste trajtimin, derisa ishte tepër vonë.

Katie nisi të kryente disa javë të rënda radioterapi, kemioterapy dhe braki-terapi në prill 2022 dhe fillimisht i thanë se ishte një sukses.

Por në 2022, ajo mori lajmin se kanceri ishte kthyer dhe iu dhanë vetëm disa muaj jetë.

Bashkëshorti i saj Tom ka treguar për dhimbjen e tragjedisë, deri sa Katie vdiq e braktisur nga sistemi mjekësor të cilit i shërbente, më 17 qershor.

Ai shkruante: “Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Katie dhe unë  jemi habitur nga mbështetja e njerëzve që njohim e që nuk njihnim, që vetëm donin të ndihmonin”

“Në një periudhë vuajtjeje e trishtimi të vazhdueshëm, mbështetja dhe fjalët e mira na kanë motivuar”.

“Eksploruam të gjitha alternativat që kishim në dispozicion. Katie u vendos në shtëpinë e prindërve për të përballuar dhimbjen dhe kujdesin që kishte nevojë, që unë nuk mund të ofroja me dy fëmijët e vegjël në shtëpi”.

“Katie vdiq më 17 qershor. Ajo la një hapësirë të pazëvendësueshme”.

Më herët teksa përshkruante sëmundjen e saj Katie thoshte: “Do të vazhdoj sa kohë trupi im ta tolerojë, dua që njerëzit të dinë sa e rëndësishme është të jetosh dhe të eksplorosh natyrën. Fike Netflix dhe dil jashtë. Jeto për momentin dhe jo për të ardhmen”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA