Bitri ndërron skuadër, firmos me gjigantët norvegjezë

24/08/2023 16:49

Eneo Bitri transferohet ne Norvegji. Mbrojtësi 26-vjeçar shqiptar, që mbylli sezonin e kaluar te çekët e Banik Ostravës, është transferuar te klubi i njohur norvegjez, Valerenga.

Futbollisti beratas ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin e tij të ri, që sipas “transfermarket”, ka paguar 500 mijë euro për të blerë kartonin e mbrojtësit shqiptar nga çekët e Banik Ostravës.

Eneo Bitri u transferua te klubi çek në fillim të këtij viti, me Banik Ostravën që pagoi 150 mijë euro në arkat e Partizanit, teksa në pak muaj në Republikën Çeke, luajti 9 ndeshje dhe shënoi edhe një gol.

Edhe këtë sezon Bitri e nisi si titullar në Çeki, ku luajti të plota katër ndeshje me Banik Ostravën, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re, te skuadra e Valerengës, raporton Supersport.

Eneo Bitri është edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare që prej tetorit të vitit të kaluar, kur u grumbullua për herë të parë dhe deri tani ka luajtur tre takime me fanellën kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA