Pamje të pazakonta janë publikuar të njerëzve që binin përtokë si domino në një koncert të këngëtares Lana Del Rey të goditur nga një valë e pakuptuar energjie.
Koncerti në kryeqytetin meksikan Mexico City, tregon njerëzit që rrëzohen njëri pas tjetrit drejt tokës teksa këngëtarja performon në sfond.
Edne nuk ka një shpjegim për ngjarjen e frikshme në koncertin e fitueses së çmimit Grammy që performonte në skenën e Foro Sol.
Teksa njerëzit regjistronin me celularët e tyre dhe shijonin muzikën, audienca goditet papritur nga një valë e papritur energjie.
Duke u rrezuar njëri mbi tjetrin, fansat e Del Rey binin në një efekt domino teksa ajo këndonte këngën e saj ‘Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean’ (A e dini që ka një tunel nën oqean).
Njerëzit dëgjoheshin që ulërisnin teksa binin përtokë, së bashku me personin që filmonte.
Nuk është e qartë sesa njerëz u plagosën në incidentin e 17 gushtit, por incidenti i çuditshëm vetëm tani po tërheq vëmendjen e publikut në rrjet.
Natyrisht që komentet e përdoruesve janë të mbushura me ato që quhen nga media si ‘teori konspiracioni’ , teksa dëshmitarët e tmerruar tregonin se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë në një koncert.
JUST IN: Mysterious Energy wave hits crowd at a Lana Del Rey Concert knocking massive amount of people to the ground…
CAN ANYONE EXPLAIN THIS? pic.twitter.com/qfPkMYQ0Bc
— Chuck Callesto (@ChuckCallesto) August 20, 2023
Ata shkruanin: “Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë, njerëzit nuk mund të bien kështu”.
Të tjerë kishin shpjegme të ndryshme për incidentin: “Shpirtrat e ligë dhe energjia e demonëve ekziston”, shkruante nje tjeter.
Ose nëse nuk doni të dëgjoni teoritë e papranuara nga rryma kryesore, dëgjoni çfarë tha një ekspert për atë që ndodhi në koncertin e Mexico City.
Keith Still tha se efekt i pazakontë mund të vijë nga “shembja progresive e turmës” që sipas tij është vrulli i krijuar kur një person bie mbi tjetrin në turmat e pasistemuara.
“Nëse vendos dominotë njëra mbi tjetrën ato rrëzohen për arsye të efektit të kthimit të energjisë potenciale në energji kinetike”.
Por shumë nuk bindeshin nga loja e fjalëve të ekspertit, duke thënë se shpjegimi është një arsyetim i çfarëdoshëm që mund të jepet në shume raste të pashpjeguara.
Fatmirësisht nuk janë raportuar plagosje në koncertin e 17 gushtit por rreziqet e rrëzimit të tillë të turmës mund të jenë fatale.
Dicka e tillë ndodhi dhe në koncertin e tragjedisë së Astroworld dy vjet më parë ku të paktën dhjetë pesona humbën jetën në SHBA. Asokohe faji iu dha performancës “satanike” të reperit Travis Scott, i cili nuk ndaloi muzikën edhe gjatë tragjedisë.
Top Channel