Aksidenti që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit tek Liqeni Arificial, ka shkaktuar reagime të forta edhe nga politikanët.
Erion Veliaj ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur ka ndodhur aksidenti dhe shkruan se do mblidhen prova që shoferi që është në kërkim, të marrë dënimin maksimal pasi ka rrezikuar jetën e qytetarëve.
View this post on Instagram
Një nga politikanët e tjerë që ka reaguar, ka qenë edhe Erion Braçe i cili e konsideron shoferin si një ‘idiot’ që e ka bërë këtë gjë me vetëdije për të provuar ngjitjen në kodër me makinën e tij luksoze.
“Duket sikur idioti është limiti, por ka shumë se idioti, është ky! BMV mbi digën e liqenit, aty ku prej mëngjesit herët në mbrëmje ka veç këmbësorë e çiklistë!! Domethënë ka ngjitur Digën nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartësi e pjerrësi, ka marrë përpara pemë e shtylla dhe është përplasur në murin e digës nga ana e liqenit!
Ka qene i vetëdijshëm. Ka dale nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur! Domethënë, ta mendosh të dehur bën gabim, ta mendosh të taposur nga malli bën gabim prapë. Tipikisht idiot që ka bërë provë të ngjisë digën me makinë të forti!”, shkruan Erion Braçe në Instagram.
View this post on Instagram
Top Channel